Deklaratë për publikun

Submitted by Anonim (not verified) on Mër, 26.06.2019 - 08:30
Соопштение за јавноста

Nga takimi i sotshëm me datë 26.06.2019 i zhvilluar në zyrat e Drejtorisë së Policisë Financiare në mes Drejtorit Z. Arafat Muaremi dhe kryebashkiakun e fshatit Luboten bashkë me banorët të po të njejtit fshat me sinqeritet të madhë shprehim keqardhje që banorët e fshatit Luboten, Hasanbeg, Vizbeg dhe Haraqinë ishin të shqetësuar nga akcioni i djeshëm, por i njejti ishte i nevojshëm për mbledhjen e provave, dhe me qëllim për të ndaluar prodhimin dhe trafikimin e mallrave të ilegale nga ana e personave juridikë dhe fizik, sepse ka të bëjë me importimin dhe prodhimin e duhanit të ilegal ne Republikën e Maqedonisë Veriore. 

Ne e respektojmë punën e vështirë dhe të ndershme të banorëve, kultivuesve të duhanit në këto vende, të cilët janë të angazhuar kryesisht në prodhimin dhe kultivimin e duhanit vendor dhe në të cilat familje të ardhurat kryesore burrojnë nga ky aktivitet dhe për këtë shprehim keqardhjen më të sinqertë për shqetësimin që ata e kanë ndjerë nga ky veprim, por veprimi ishte i nevojshëm për të mbledhur prova për hetimin paraprak i cili kryhet me urdhër të Prokurorisë Publike, a iu referohet importuesve (kompanive private) të sortës ilegale të duhanit të papërpunuar dhe gjithashtu ndaj personave fizik të cilët janë përpunues dhe shitës të po të njejtit duhan i cili është i ilegal për blejrje, prerje dhe shitje në Republikën Maqedonisë së Veriut. 

Duhet të theksojmë se aksioni kishte për qëllim parandalimin e importit të sortës së paligjshme të duhanit Virginia, e cila përmban nivele jashtëzakonisht të larta të katranit dhe pesticideve të cilën e bënë të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut. Qëllimi kryesorë i aksionit nuk ishte të konfiskojë duhanin e prodhuar nga vendasit, por duhanin e importuar në mënyrë të paligjshme duke dëmtuar jetën e qytetarëve tanë. 
Informacioni fillestar është se mbi 90% e duhanit të konfiskuar dje është pikërisht nga importet ilegale të sortës Virginia. 

Përndryshe pas kryerjes të kontrollave dhe hetimeve nga ana jonë është konfirmuar që një grupë i përbërë nga kompani private dhe individ të caktuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut kryejnë import të kësaj sorte të paligjshme të duhanit në gjethe të papërpunuara, me çka duhani i papërpunuar dërgohet në disa lokacione në teritorinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, manipulohen banorët e fshatrave kun ë të njejtat lokacione egzistojnë maqineri nëpërmjet të cilave prehet, shkurtohet ose në një menyrë tjetër përpunohet dhe pastaj po i njejti paketohet në amballazha prej 300, 500, 800, 1000 gramë, dhe ashtu krijohet si mall akcizorë. 

Kështu produkti i gatshëm që është i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve pa banderollë akcizore ilegalisht shitet në pazarë të Republikës së Maqedonisë Veriore, në kundërshtim me detyrimet ligjore, thjeshtë thënë, i iket pagesës së akcizës, me çka për
një vitë e gjysëm Buxheti i Republikës së Maqedonisë Veriore është dëmtuar për 7,5 milion euro. 

Akcioni i djeshëm është zhvilluar me asistimin e kolegëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme njëkohësisht u kujdesën edhepër sigurinë e të gjithë atyre që ishin të pranishëm si zyrtar ashtu edhe si qytetar-banorë të këtyre vendeve ku u kryen akcionet. 

Do të vazhdojm të punojmë në mënyrë transparente dhe në interes
të qytetarëve. 

 

МE RESPEKT, 

DREJTOR I
DREJTORISË SË POLICISË FINANCIARE 

Z. ARAFAT MUAREMI

Категорија